2012-01-14 14:12:04

Ambasadori Rrok Logu: Fjalimi i Papës drejtuar Trupit Diplomatik pranë Vatikanit dhe vlerat e shoqërisë.


Më 9 janarin e kaluar Papa Benedikti XVI në fjalimin e tij drejtuar Trupit Diplomatik pranë Selisë së Shenjtë bëri një analizë të situatës në botë duke u ndalur te rrugëdalja nga kriza ekonomike dhe tek rëndësia e rivendosjes së paqes në botës. Këto dy elemente, sipas Atit të Shenjtë, mund të arrihet me kusht që në qendër të vihet njeriu, jeta e dinjitetit të tij, vlera e familjes në shoqëri, shikuar jo si simbol por si qelizë themelore. “Bota është në errësirë aty ku nuk shndritet nga drita hyjnore”, tha mes tjerash Papa.
Mbi fjalimin programatik të Benediktit XVI shqiptuar para Trupit Diplomatik të 179 Vendeve të botës që janë të akredituara pranë Selisë së Shenjtë, ndër to edhe Shqipëria, e aktualiteti i këtij fjalimi për realitetin shqiptar, në studio flasim me Ambasadorin e Shqipërisë pranë Vatikanit, shkëlqesinë e tij Rrok Logu....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.