2012-01-12 17:28:50

Shqipëri: zbulohet flamurit me të cilin u varros
Ismail Qemali


Studiuesit e Fondit të Etnografisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike kanë zbuluar flamurin me të cilin është mbuluar arkivoli i Ismail Qemalit. Qendra Albanologjike ka bërë publike objektin, i cili ndodhej në fondin e etnografisë që prej vitit 1957, por që për shkak të mungesës së dokumentacionit, nuk dihej rëndësia e tij. Flamuri është zbuluar në fillim të muajit dhjetor që lamë pas dhe do të ekspozohet në 26 janar, ditën që përkon dhe me vdekjen e Ismail Qemalit.
Përpara varrimit flamurin e morën djemtë e Ismail Qemalit dhe e përdorën përsëri në rivarrimin e tij në "Sheshin e Flamurit" me 28 nëntor 1932. Mbas kësaj Et'hem Bej Vlora e dhuroi flamurin për Muzeun Kombëtar. Sipas restauratorit Frederik Stamati, flamuri është në gjendje të mirë, pasi nuk është ekspozuar gjatë dhe ka vetëm dëmtime të lehta në njërën anë dhe në mes të tij.
Në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë pritet që pas studimeve, të prezantohen edhe tre flamuj që i përkasin momenteve kyçe të historisë shqiptare. Nga ATSH-ja







All the contents on this site are copyrighted ©.