2012-01-11 19:00:51

Të shtëna kundër kryeipeshkvnisë së Kirkukut. Imzot Sako “Nuk kemi frikë!”.


Ndeshje me armë zjarri, sot paradite, pranë argjipeshkvisë kaldeje të Kirkukut, në Irak. Dy vetë shtinë nga një auto kundër rojeve, që mbrojnë ndërtesën. Rojet, të ndihmuara nga policia, iu përgjigjën zjarrit me zjarr, duke vrarë dy nga agresorët e duke arrestuar tjetrin. I paprekur ipeshkvi, imzot Luis Sako, i cili e komenton kështu ngjarjen, me telefon, nga Kirkuku:

Përgjigje: - Kaloi një makinë me tre vetë brenda: shoferi e dy udhëtarë. Para kryeipeshkvnisë, në zonën ku është muri, pikërisht para fasadës, u dëgjuan të shtëna. Rojet u përgjigjën me zjarr. Në zonë banon edhe një grua, anëtare e parlamentit irakian. Edhe roja e saj qëlloi. Dy vetë mbetën të vrarë. Ndërsa i treti u arrestua. Ishte e pranishme edhe një makinë e policisë e tre-katër policë mbetën të plagosur. Këta dy kriminelë kishin ardhur nga Bagdadi e besoj se nuk kishin për qëllim të sulmonin kryeipeshkvninë. Nuk e dimë me siguri, por besoj se gabuan nishanin.

Pyetje: - Ku fakt dëshmon edhe një herë sa e rëndë është situata në Irak…

Përgjigje: - Kryeipeshkvnia ndodhet në një rrugë kryesore ku, ndërmjet tjerash, ka shumë policë e ushtarë. Këta njerëz vinin nga Bagdadi e, prej këndej, nuk e dinin mirë rrugën. U ndodhen përballë rojes sonë e hapën zjarr, pa e ditur kundër kujt po qëllonin. Eshtë e vërtetë edhe se situata vijon të jetë e tensionuar, në vend nuk ka rend as kontroll. Megjithatë, ne nuk patëm frikë, të paktën tani për tani. Unë pikërisht atë ças kthehesha nga një vizitë në një famulli. Shkova menjëherë në vendin e ngjarjes për të inkurajuar rojet e njerëzit e tjerë të pranishëm. Nuk kemi frikë. Sot, kremtimi Eukaristik i mbrëmjes, ishte Meshë falënderimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.