2012-01-11 15:44:30

Shfaqje cirku, në Sallën e Palit VI në Vatikan, për nder të Papës.


Në përfundim të audiencës, Papa përshëndeti, ndërmjet të tjerëve, një grup prej 200 artistësh të cirkut, disa prej të cilëve, klounë, akrobatë e zhonglerë të cirqeve të pranishme këto ditë në Romë, dhanë një shfaqje shumëngjyrëshe, të shkurtër, por tejet të këndshme, për nder të Atit të Shenjtë. Papa e ndoqi me kënaqësi këtë dhuratë artistike. Shfaqjen e nisi një kloun i veshur me rroba të kaltra, që bëri sikur po rrokullisej nëpër shkallët e skenës, i ndjekur nga një grup pehlivanësh kinezë, të cilët, ndonëse njerëzit e sigurimit të Vatikanit i patën porositur të mos e realizonin këtë numër, krijuan një piramidë njerëzore para syve të Papës. Ati i Shenjtë u dëfrye shumë nga kjo pamje e edhe nga pamjet e tjera, që pasuan e, në përfundim, i falënderoi të gjithë artistët, për shfaqjen e tyre të këndshme. Cirqet ishin ai i Medranos, i Sporteve ujore e Rony Roller.







All the contents on this site are copyrighted ©.