2012-01-11 13:21:07

Papa: kungimi i shenjtë është ushqim që i jep forcë njeriut të lodhur e të çorientuar


““Eukaristia është ushqim i shtegtarëve, që bëhet forcë edhe për atë njeri që është i lodhur, i këputur dhe i çorientuar”, e i krishteri ka për detyrë të merr pjesë në të, për t’i bërë ballë së “keqes, të cilën të gjithë e takojmë në jetë, e duhet të veprojmë që kjo të mos fiton kurrë. Le të jetë veprojë në ne forca transformuese e vdekjes dhe ngjalljes së Krishtit”. Këtë kërkoi Benedikti XVI duke folur për Eukaristinë, të cilën e quajti “ushqim i shtegtarëve që bëhet forcë edhe atë njeri që është i lodhur, i sfilitura dhe i çorientuar. Papa Ratcinger vijoi sot reflektimin e tij mbi lutjen e Jezusit, siç paraqitet nga Ungjijtë. Në katekizmin e sotëm, Papa meditoi mbi çastin e lutjes së Krishtit gjatë Darkës së Mbrame me apostujt, duke na kujtuar se, me pjesëmarrjen tonë në Eukaristi, edhe ne e jetojmë e përjetojmë lutjen që Jezusi e bëri e vazhdimisht e bënë për çdonjërin prej nesh, në mënyrë që e keqja të mos fiton mbi të mirën.“Ti kërkojmë pra Zotit – vijoi Benedikti XVI – që, pasi të jemi përgatitur denjësisht, edhe me Sakramentin e Pajtimit apo të Rrëfimit, pjesëmarrja jonë në Eukaristinë e tij, e domosdoshme për jetën e krishterë, të jetë përherë pika më e lartë e tërë lutjes sonë. T’i kërkojmë Jezusit që, të bashkuar thellësisht në të njëjtën dhuratë ofruar Atit Qiellor, edhe ne të mund t’i transformojmë kryqet tona në flijim, të lirë e të ndërgjegjshëm, dashurie ndaj Zotit e ndaj vëllezërve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.