2012-01-11 13:36:19

Papa emëron nuncin apostolik në Brazil sekretar të ri të Kongregatës së Vatikanit për Ipeshkvijtë


Benedikti XVI ka emëruar Sekretar të ri të Kongregatës së Vatikanit për Ipeshkvij imzot Lorenzo Baldisserin, deri më tani Nunc Apostolik në Brazil. Kështu njofton salla e shtypit e Selisë së Shenjtë. Imzot Baldisseri ka lindur në Barga (Lucca) të Italisë, më 29 shtator 1940, meshtar është shuguruar më 29 korrik 1963 dhe ipeshkëv është shuguruar më 7 mars 1992. Diplomat i Vatikanit me përvojë të gjatë, sot 70 vjeç imzot Baldisseri hyri në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë në vitin 1973 e ka shërbye si përfaqësues papnor në Guatemala, Japoni, Brazil, Paraguai, Francë, Zimbabve e Haiti . Më 1992 emërohet Nunc apostolik në Haiti, më 1995 në Paraguai e më 1999 në Indi e Nepal. Më 12 nëntor 2002 Gjon Pali II e emëroi nunc (ambasador të Selisë së Shenjtë) në Brazil, detyrë të cilën e ka deri më sot.







All the contents on this site are copyrighted ©.