2012-01-11 15:44:41

Në audiencë, i pranishëm edhe një krokodil kuban.


Punonjësit e Bio-Parkut, të Parkut zoologjik të Romës dhe familjarët e tyre morën pjesë sot paradite në audiencën e përgjithshme të Papës, në atmosferën festive të njëqind vjetorit të themelimit të institucioneve të tyre. Simbolik çasti kur i paraqiten Atit të Shenjtë një krokodil të vogël (Crocodylus rhombifer). Përfaqësonte, në këtë Sallë, që ka parë shumë gjëra të çuditshme, 1. 200 kafshët e bioparkut. Dëshmonte edhe kujdesin, që tregohet për mbrojtjen ambientale në këtë strukturë. Lloj shumë i rrallë, krokodili kubam, 40 centimetra i gjatë, në zhdukje e sipër në vendin e tij, gjindet tashmë vetëm një skaj të ishullit. Pasi i është besuar për një farë kohe kujdesit të ish-Parkut zoologjik të kryeqytetit italian, do të rikthehet në trojet e veta njëherësh me Papën, kur Ati i Shenjtë të shtegtojë drejt Kubës, marsin e ardhshëm.
Prej këndej, përshëndetja përfundimtare e Papës iu kushtua punonjësve të Bio-Parkut të Romës.









All the contents on this site are copyrighted ©.