2012-01-10 13:46:56

Norvegji: takimi i Këshillit evropian “Fetë për paqen” mbi pranverën arabe


Këshilli evropian “Fetë për paqen” sot dhe nesër në Norvegji mbledhë përfaqësuesit fetar të Lindjes së Mesme, të Afrikës së Veriut dhe të Evropës për të “shqyrtuar së bashku – lexohet në një deklaratë botuar nga agjencia Sir – sfidat dhe mundësitë për ndërtimin e një kombi pas të ashtuquajturës pranvera arabe”. Konsultimet që mbahet në qytetin Stiklestad, janë pjesë e një procesi të nisur në Marakesh në Marok në nëntorin e kaluar nga Këshilli i Feve për paqen në Lindje të Mesme dhe në Veri të Afrikës.
“Ngjarjet që ndodhën në muajt e parë të vitit 2011 në Veri të Afrikës – pohohet në deklaratë – kanë befasuar botën mbarë. Roli i feve në formimin e shoqërive që janë duke lindur e formuar pas revoltave, ende është për t’u përcaktuar, me fjalë tjera, ende nuk dihet cili do të mund të jetë. Gjithsesi, feja për këto shoqëri, përfaqëson një ndër realitetet më të rëndësishme e domethënëse në përpjekjet e ardhshme që do të bëhen për ndërtimin e kombeve”.
Tema kryesore e konsultimeve që mbahet në Norvegji është “Roli i bashkësive fetare dhe liderëve të tyre në pranverën arabe në një proces akoma në formim e sipër”. Kujtojmë se në takimin norvegjez marrin pjesë Mohammad Al-Sammak, sekretar i përgjithshëm i Komitetit kombëtar për dialogun islamo të krishterë të Libanit, Mehrézia Labidi-Maiza (Tunizi), koordinatore e “Women of Faith Network”, ipeshkvi Gunnar Stalsett, moderator i këshillit evropian “Fetë për paqen”, dhe rabini Jack Kadoch, President i Komunitetit hebraik të Marakeshit e të Marokut.







All the contents on this site are copyrighted ©.