2012-01-10 11:21:06

Më 15 janar Dita botërore e emigrantit dhe e refugjatit. Udhë të reja për ungjillëzim


Dita e përvitshme botërore e emigrantin dhe e refugjatit që do të kremtohet të dielën më 15 janar ka për temë “Emigracioni e ungjillëzimi i ri”. “Në botën e emigracionit, është më rëndësi të promovohe solidariteti konkret, mbrojtja e dinjitetit dhe e të drejtave të emigrantit, të refugjatit e të studentit ndërkombëtar, mbështetja e përpjekjeve të tyre për integrimin në Vendin e arritjes pa humbur identitetin e tyre njerëzor e të krishterë.
Sigurisht që për këto çështje duhen sensibilizuar edhe emigrantet të cilët duhet të dinë edhe obligimet që kanë ndaj shoqërisë që i pranon. Me fjalë tjera, emigrantet duhet të jenë mirë të informuar e të mbështetur lidhur me të drejtat por edhe me obligimet që janë në vendin ku janë mirëpritur. Kështu pohon mes tjerash në gazetën e sotme të Vatikanit l’Osservatore Romano, presidenti i Këshillit Papnor për emigrantet e refugjatët, imzot Antonio Maria Vegliò, i cili më 18 shkurtin e ardhshëm do të krijohet kardinal nga Benedikti XVI. Ndërhyrja e imzot Vegliòs bëhet pikërisht në afërsi të ditës së ardhshme botërore të emigrantit e të refugjatit që kremtohet më 15 janar.







All the contents on this site are copyrighted ©.