2012-01-09 17:38:35

Papa në Engjëllin e Tënzot: Ati qiellor i do njëlloj të gjithë bijtë e vet!


Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, kremtuar, si zakonisht, nga dritarja e studios së tij mbi Sheshin e Shën Pjetrit, Benedikti XVI vijoi, simbolikisht, reflektimin e Meshës, por duke e zhvendosur theksin mbi faktin se çdo qenie njerëzore, prind ose jo, është medoemos bir. Kjo, vijoi, na ndihmon të sillemi si njerëz të pjekur ndaj jetës, duke e parë si dhuratë. Sepse nuk mund të jemi as etër, e as bij, në se nuk vihemi në mbrojtje të jetës. E nuk mund të jemi etër, as bij, në se nuk ia hapim zemrën Zotit, Atit të të gjithëve, babait qiellor, që i do njëlloj bijtë e vet:
Secili nga ne dëshirohet e duhet nga Zoti. E edhe në këtë lidhje me Zotin, ne mund të rilindim, domethënë, të bëhemi këta, që jemi. E kjo mund të ndodhë përmes fesë. Pagëzimi është kjo lindje e re, që i paraprin jetës sonë, edhe ajo krejt e re. Me fenë tonë mund të shkojmë drejt Krishtit, por vetëm Ai mund të na bëjë të krishterë e t’i japë vullnetit tonë përgjigjen, dinjitein, pushtetin, që ne vetë nuk e kemi, duke na bërë bijtë e Hyjit”.
Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa i përshëndeti besimtarët në pesë gjuhët kryesore të botës, duke u uruar gjithë të mirat për vitin e sapofilluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.