2012-01-07 11:32:49

Fan Stilian Noli, parë
nga Atë Justin Rrota


Përkujtim në 130-vjetorin e ditëlindjestë peshkopit shqiptar ortodoksë Fan Stilian Nolit! I lindur në , më janar , vdekur në , më s , poet, historian, dramaturg, politikan, orator, përkthyes e prelat ortodoks shqiptar, Noli ishte e mbetet një nga personalitetet më të ndritura të kulturës dhe të Kishës Ortodokse Shqiptare. Po kujtojmë vetëm disa nga veprat kryesore që e përjetësuan emrin e tij: (1948); (1921); (1960); - dramë ; ; ; Fan S. Noli ; ; Tiranë 1987; një mori artikujsh kritikë letrar kushtuar Platonit, Anaksagorës, Leon Tolstoit, Franc Shubertit, Lesingut, Arturo Toskaninit, Klaudio Monteverdit, Johan Shtrausit, Shekspirit; përkthimet e famshme “Otello”, “Makbethi”, “Hamleti”, “Jul Qesari” nga Shekspiri; “Armiku i Popullit” e “Zonja Ingra e Ostrotit” nga Henrik Ibsen; “Don Kishoti i Mançes” nga Miguel Servantes; “Rubairat” nga Omar Khajami, “Prometeu i lidhur”, nga Eskili.
Për figurën e Nolit janë shkruar mijëra faqe artikujsh, studimesh, librash. Personaliteti i tij pasqyrohet në të gjitha historitë e letërsisë shqiptare; vepra e tij vijon të jetë thellësisht aktuale, siç e vërtetojnë shkrimet, që zgjodhëm, për këtë përkujtim.

Me që është tejet vështirë ta rrokësh këtë personalitet poliedrik në pak radhë, zgjodhëm, për këtë përkujtim, shkrimin e atë Justin Rrotës, shkëputur prej njërës nga historitë të para të letërsisë shqipe, titulluar “Letratyra Shqype”, për shkolla të mjesme, Shkoder, Shqypshkroja Françeskane, 1925:
“Fan S. Noli leu n’Iprik Tepe (shqyp: Qytezë), në krahinë t’Adrianopolit, vieti 1880. Me 1900 mbaroi gjimnazin grek t’Adrianopolit. Mandej vojti n’Amerikë ku u muer me çashtje kombëtare per do vjet e kje nder themelues së shoqnís “Besa Besen”. Xûni tri vjet letratyrë n’ Universitet Harvard në Cambrige. Me 8 mars 1908 u bâ prift prej kryepeshkopit rus të New Yorkut e tash së voni peshkop i kishës kombëtare të Durrësit. Kje si famullitar në Kishë kombëtare të Shën Gjergjit në Boston, ku mbajti për shumë kohë drejtimin e fletores “Dielli e Flamuri”. Posë nja do librash me subjekt fetar, përkthei vepra letrare frengishte, anglishte e norvegjishte , si b.f. “Jul Çezari”, “Oteli” prej Schakespeare; “Vanina Vanini” prej Stendhal; e shumta e këtyne perkthimeve u botue si nënfletë, nder fletore shype t’Amerikës. Vepra mâ me randësi e tija âsht “Historia e Skenderbeut”, e botueme në Boston vieti 1921, prej Shoqëris Korçare “Arësimi”.
Asht mâ e bukura, mâ e dokumentuemja jetë e fatozit t’ynë, qi â’ botue deri sot. Me gjithëse gjuhen s’e ka aq të paster e të qortueme, prap ajo forcë mendimesh, lidhë e nderlikue me nji hart të vertetë, na shtyjn t’a çmoim veçanarisht ketë shkrimtar nder vepra të veta.
Sa per shembull po na kande të biem këtu ndo’i sprovë të vogel t’oratorís së Tij, në të cilin hart na duket fort i gjallë e i fuqishem; po biem ligjiraten qi mbajti në kishë kombëtare të Shen Gjergjit, në rasë të kremtimit të Flamurit, 28 Ndanduer 1815:
Kthimi i Skënderbeut në Krujë“:
“Qindra vjet më parë, kur Shqipëria nxirrte vetëm trima dhe luanë në qytetin e dëgjuar të Krujës, te kështjella e Kastriotëve, rrinte pranë zjarrit, mbi poltronë veneciane, një zonjëbujare me flokë të bardhë e me rroba të zeza, me një fytyrë të hequr, të tharë të vijosur prej hidhërimeve, si ndonjë e shenjtë madhështore që vuan e mundohet, por s’e thotë. Qe princesha Vojsavë, e veja e Gjon Kastriotit, e ëma e Skënderbeut. Jashtë veriu i egër i maleve të Shqipërisë po frynte si i tërbuar, vërshëllente si i marrë nëpër vrimat dhe mazgallat, përziente valët e Adriatikut të fryra, perçe-shkumë, që përpiqeshin si kuçedra, fishkullonte si me kamxhik, shkëmbinjtë e lartë që oshëtinin dhe gjëmonin. Qyteti i Krujës, qe si i shkretuar. Në fortesë valonte flamuri i Turqisë. Brenda në kështjellë mbretëronte një qetësi , si një heshtje varri. Asgjë s’pipëtin. Njerëzit atje s’flasin dhe baresin ngadalë në majë të gishtërinjëve, sikur ka ndonjë të vdekur në shtëpi. Zonja me flokë të bardhë e me rroba të zeza i afrohet më tepër e më tepër zjarrit që të ngrohet, por më kot. E ka zemrën të ngrirë. Shtëpia e saj ka mbetur pa burrë, pa zot. Katër djemtë që kish ia mori Sulltani si peng, tridhjetë vjet më parë. Tre prej syresh të helmuar; i katërti s’dihet a është gjallë. Po dhe në rron, a do të kthehet vallë ndonjëherë? Vallë a e mban mend t’ëmën, t’anë, Krujën, Shqipërinë, se qe çilimi kur ia rrëmbyen nga krahët? Dhe princesha Vojsavë qan e i lutet Perëndisë duarlidhur, zemërthyer: “Tre m’i more për mëkatet e mia, të katërtin ma fal, mos ma merr o Zot; mos na e mbyll shtëpinë. “Në mur, përsipër vatrës, varet një shpatë e kohëve të vjetra, që s’e ngre dot njeri i sotmë as me dy duar. Qe palla e Kastriotëve, e mbajtur brez pas brezi prej trimave që nxori ajo derë e shkëlqyer. Turqit e shkelën dhe e plaçkitën kështjellën, por pallën s’e nganë, se asnjë s’qe i zoti ta përdorte. Vojsava e varfër ngre kryet shpesh, sheh atë shpatë dhe sytë i mbushen me lot. Qan nëna për një bir, qan dhe shpata për një burrë! Ç’u bë ai djalë, ku është ai trim? Gjer kur do të valojë mbi fortesën e Krujës ai flamur i urryer i tiranit të huaj? Gjer kur do ta presë nëna të birin, Kruja të zotin, Shqipëria t’anë, bota trimin që s’ka shok? Po menjëherë hapet dera dhe hyn brenda një luftëtar i hijshëm, fisnik, madhështor, hundëshkabë, sypetrit, me mjekër të gjatë e të dredhur, i veshur me çelik, i armatosur gjer në dhëmbë, statuja e gjallë e Marsit.
Vojsave kthehet , e shikon, përpiqet të ngrihet, po qëndron si e ngrirë nga ajo pamje e papritur. Fërkon sytë, se mos sheh ëndërr. Luftëtari që hyri është gjallë i shoqi, Gjon Kastrioti, po më I ri , më i bukur, më i lartë… -Në mos je hije a fantazmë që vjen të gënjesh një plakë të vjetër, një qyqe të neveritur, ti je im bir, ti je Gjergji im, Fol! Mos më mundo! Po luftëtari nuk flet dot. Ai, që s’i ishin vrejtur sytë kur i binin shigjetat dhe gjylet, si breshër mbi supet; me qindra të vrarë e të plagosur rrotull, qan tani si çilimi, bie më gjunjazi, i puth dorën princeshës së nderuar, po lotët e mbytin dhe s’thotë dot: Unë jam!
Po nëna e mori vesh. E njohu nga syri, e njohu nga fytyra, e njohu nga sjellja. Pastaj e njohu më mirë Shqipëria dhe bota nga ajo që bëri. Ai qe i tërë dhe i gjallë Gjergj Kastrioti, Princi i Krujës, Konti i Matit, dhe Zoti I Dibrës, që u quajt Skënderbej nga Sulltani, Mbreti i Shqipërisë, dhe i Maqedonisë prej Papës.

Nga një fjalim i mbajtur prej Fan S. Nolit në Parlamanetin Shqiptar në 1924

E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e

një populli pagan.
E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë
burzhuazie. Këtu bujku është më bej se beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një

shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga

oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen,
qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet
janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shkretojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

E pesta. Anarkia e idealeve: Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara

të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet

më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpusha, që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi, që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.
SHEN PJETRI NE MANGALL
Fryn' e çfryn veriu,

Ngrin, mërdhin i ziu

Dhe mangallit i afrohet

Që të ngrohet.


5 Krishtin brënda e gjykojnë

Dhe pas ligjës e dënojnë,

E goditin dhe e shtyjnë,

E pështyjnë.

10 S'del askush që t'a shpëtonjë;

Roma do ta kryqësonjë,

Triumfon Legaliteti

Dhe Laneti.

15 Kur e rrahin dhe e tallin

Pjetri ngulet mi mangallin;

Kur e pa, u koll këndezi

Nga qymezi.

20 Dhe një shërbëtore i tha:

"Je dhe ti një nga ata!"

Po Shën Pjetri proteston,

E mohon.

25 Kruspull mbi mangallin mblidhet,

Po djek dorën dhe përdridhet;

Se ç'këndon bandill këndezi

Nga qymezi:

30 "S'ka e s'ka si heroizma,

Edhe si idealizma,

Po kur dimër del behari

S'ka si zjarri."

35 -"Nga ata je!"- thot' ajo,

E mohon Shën Pjetri: -"Jo!

As e njoh, as e kam parë,

Moj e marrë!"

40 Kruspull mbi mangallin mblidhet,

Po djek mjekrën dhe përdridhet;

Se ç'këndon bandill këndezi

Nga qymezi:

45 "Shkab' e shkëmb me poz' e fjalë,

Se ç'na dolle shkrumb e galë,

Në je trim këtu tregoje,

Shko shpëtoje."

50 Thot'ajo: -"Je, mos gënje!"

Pjetri e mohon me be:

-"Jo, për Zotin, moj aman,

S'jam e s'jam."

55 Kruspull mbi mangallin mblidhet,

Po djek gjuhën dhe përdridhet;

Se ç'këndon bandill këndezi

Nga qymezi:

60 -"Simon Pjetër, Bar Jona,

Kështu ndahet kjo dynja:

Kryqi andej, këtej buxhaku

Dhe allçaku”.

65 Se ç' e dogje, se ç' e fike,

Gjel me gjëm' e këng' armike.

Dhe ndërgjegjen se ç' ia çpove,

Se ç'ia zgjove.

70 Se ç'vajton Shën Pjetri hidhur,

Leshlëshuar, duarlidhur,

Tri her' e mohoj pa gdhirë,

Faqe-nxirë.

Vjersha Syrgjyn-Vdekur, është elegjia prekëse që e shkroi në Berlin kur vdiq shkrimtari dhe personaliteti politik Luigj Gurakuqi (1879-1925), i vrarë në Bari më 2 mars 1925 nga një agjent i Ahmet Zogut.

"Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran' e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s'të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot ta përmbysnë djalin,
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, ma qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë, S
hpirt i bardhë si dëborë,
Ti s'i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç'është përpjekur
Gojëmjalt' e zemërhekur, S
yrgjyngjall' e syrgjynvdekur,
Ky Vigan Liberator."

Po aq e fuqishme është vjersha Anës lumenjve, e cila përbën ndoshta poezinë më bindëse të shkruar ndonjëherë me temën e mërgimit në gjuhën shqipe dhe më tej. Gjatë qëndrimit në Gjermani Noli u shqetësua thellë në shpirt për fatin e atdheut, të cilin ai e shumë bashkëkohës të tij e krahasonin me një vashë të braktisur e të poshtëruar, sikundër kishte bërë Pashko Vasa një gjysëm shekulli më parë në poezinë e tij O moj Shqypni. Vjersha e Nolit e trajton kështu këtë temë:

"Arratisur, syrgjinosur,
Rraskapitur dhe katosur,
Po vajtonj pa funt pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spre-së.

Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur!..."







All the contents on this site are copyrighted ©.