Kolegji Kardinalor pas Koncistorit të 18 shkurtit.
Me Koncistorin e 18 shkurtit, Kolegji Kardinalor do të ketë 214 anëtarë, nga të cilët,
125 me të drejtë për të zgjedhur Papën e për t’u zgjedhur në fronin e Shën Pjetrit,
89, mbi moshën 80 vjeç, pra vetëm me të drejtë këshillimore. Aktualisht Evropa, me
119 kardinaj, nga të cilët 67 me të drejtë zgjedhore, zë vendin e parë në Kolegj.
Pasohet nga Amerikat, me 54 kardinaj, nga të cilë 37 me të drejtë zgjedhore. Vjen,
pastaj, Azia, me 20 kardinaj, 9 nga të cilët me të drejtë zgjedhore. Afrika ka 17
kardinaj, nga të cilët, 11 me të drejtë zgjedhore; ndërsa Oqeania, 4 kardinaj, nga
të cilët, 1 me të drejtë zgjedhore.