2012-01-05 19:05:56

Fillojnë kremtimet për 600-vjetorin e Shën Zhan D’Ark


Fillojnë nesër në Francë kremtimet për 600-vjetorin e lindjes së Zhan D’Ark, të cilat do të arrijnë kulmin më 13 maj, kur në Bazilikën e Domremisë, vend i lindjes së shenjtores, kryeipeshkvi i Parisit, kardinali Andre Vëngt-Trua do të kryesojë Meshën Solemne të përvjetorit. Franca përgatitet pra, t’ia kushtojë vitin heroinës së vet kombëtare, një grua e guximshme, që në fund të Mesjetës, si shumë shenjtore të tjera të kohës, solli pa frikë dritën e shkëlqyer të Ungjillit në ngjarjet e ndërlikuara të historisë.
Vetëm 17 vjeçare, Zhan D’Ark, e frymëzuar nga shën Mëhilli Kryeengjëll, përpiqet të vendosë paqen ndërmjet anglezëve dhe francezëve, në emër të Jezu Krishtit. Nuk e dëgjojnë e atëherë, impenjohet për çlirimin e popullit të vet. Vajza fshatare franceze, e nxitur nga një dashuri e pamasë për Jezusin e Marinë, udhëhoqi me guxim burra të pasigurtë e të lëkundur, deri në çlirimin e Orleansit. Por kapet nga armiqtë, akuzohet për herezi e dënohet me djegje në turrën e druve. Gjykatësit, ka thënë Papa Benedikti XVI, ishin njerëz të Kishës, të paaftë të shihnin në këtë vajzë të re, veprën e Hyjit. U mungonte përvuajtëria e nevojshme. Zhan D’Ark vdes duke thënë disa herë me zë të lartë emrin e Jezusit. Pas 25 vjetësh, Papa Kalisti II e anullon dënimin, ndërsa në vitin 1920, fshatarja e thjeshtë franceze shpallet shenjtore. “Shën Zhan D’Ark – pohon Benedikti XVI – na fton për një nivel të lartë të jetës së krishterë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.