2012-01-03 14:49:56

Amerika Latine e pret Papën me gëzim e entuziazëm të madh.


Entuziazëm i madh në Meksikë e Kubë, pas shpalljes së programit të udhëtimit apostolik të Papës, nga konferencat ipeshkvnore katolike vendore, që do të mbahet nga data 23 deri më 28 marsin e ardhshëm. Rritet entuziazmi dhe pritjet nga kjo vizitë papnore. “Populli meksikan krenohet për këtë vizitë dhe e pret me shumë entuziazëm Papën. Ka dëshirë të madhe ta njohë Atin e Shenjtë drejtpërsëdrejti”. Nuk e përmban emocionin. Christophe Pierre, nunci apostolik në Meksikë, duke folur për udhëtimin e ardhshëm të Benediktit XVI në Vendin e Amerikës Latine: “Ardhja e Papës është një shenjë e fortë shprese” për të gjithë. Vizita e Benediktit XVI në Meksikë e Kubë përkon me dy qind vjetorin e pavarësisë së Shteteve të ndryshme të rajonit. Kujtojmë vizitën historike të Papës Gjon Palit II në ishullin karaibik.
Duhet përmendur lidhjen tejet të veçantë e të përzemërt që bashkonte Kubën e Meksikën me Papën Gjon Palin II. Në rastin e Kubës për rëndësinë politike të vizitës, më 1998, që shënoi fillimin e “përmirësimit” të marrëdhënieve ndërmjet Kishës e regjimit komunist, pas shumë vitesh të persekutimit fetar në vend. Në rastin e Mekiskës sepse qe etapa e parë e zgjedhur e udhëtimit të jashtëm të Papës polak më 1979. Tani, udhëtimi i Papës Benedikti XVI në situatë të re shoqërore ka një vlerë të fortë simbolike si nga pikëpamja shpirtërore e po kështu edhe shoqërore e kombëtare.
E kujtojmë, se si sot, më 3 janar 1962, 50 vjet më parë, kur Papa Gjoni XXIII shkishëroi liderin kuban Fidel Kastro, i cili në marsin e ardhshëm do të përshëndet ardhjen e Benediktit XVI. Shkishërimi vendosur nga Papa Ronkali qe një përgjigje kundër dëbimit të 131 meshtarëve dhe mbylljes së shkollave katolike në Kubë.







All the contents on this site are copyrighted ©.