2011-12-29 13:57:32

Imzot Avgustini denoncon plagët e të këqijat e shoqërisë shqiptare.


Në Krishtin Foshnje e kemi forcën për ti luftuar fenomenet negative që rrezikojnë jetën dhe shoqërinë tonë, pohon ipeshkvi i Sapës. E festa e Krishtlindjes na mëson si ta pranojmë Zotin në jetë, na fton ti rizbulojmë virtytet për të luftuar krizën e vlerave dhe ato dukuri negative që përherë më shumë po përhapen ndër shqiptarë. Është fjala për fenomene negative që sot sulmojnë ekzistencën dhe minojnë bashkëjetesën familjare e shoqërore. E prandaj në Jezusin Foshnje e kemi dritën dhe forcën për të ecur udhës së mirësisë e të dashurisë: kështu pohon ipeshkvi i Sapës imzot Lucjan Avgustini në mikrofonin e Radio Vatikanit duke folur mbi kremtimet e Krishtlindjes në territorin e dioqezës së Sapës. Ta dëgjojmë....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.