2011-12-26 13:08:45

Papa nuk i harron të krishterët e persekutuar në botë


“Si në lashtësi edhe sot pranimi e aderimi i sinqertë i Ungjillit mund të kërkojë flijimin e jetës dhe shumë të krishterë në pjesë të ndryshme të botës janë para rrezikut të persekutimeve e shpesh herë edhe të martirizimit”. Kështu pohoi Papa Benedikti XVI gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, duke folur mbi figurën e Shën Shtjefnit, martirit të parë të Kishës. Fjalët, ato të Papës Ratcinger, me domethënie të veçantë pas atentateve të djeshme në Kisha në Nigeri. “Po, siç na kujton Zoti Jezus – shtoi Papa – ‘kush do të qëndrojë deri në fund do të shpëtohet””.
“Pas brezit të Apostujve – tha Papa duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për lutjen e Engjëllit të Tënzot -, martirët marrin vendin e parë në vlerësimin nga ana e Bashkësisë së krishterë. Në kohët e persekutimeve më të mëdha, lavdërimi i tyre e përforconte udhëtimin e besimtarëve dhe inkurajonte kërkimin e së vërtetës së kthimit të tyre tek Zoti”.
Sipas Papës, “imitimi i vërtetë i Krishtit është dashuria, të cilën disa shkrimtarë të krishterë e kanë përcaktuar si “martirizimin sekret””. Papa iu lut Zojës së Bekuar që ta “ruajë të pacenuar vullnetin për të mirën, sidomos ndaj atyre që na kundërshtojnë, na kërcënojnë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.