Nga tradita letrare shqipe: “Xhixhilloja në shpellë të Betlemit” (Legjendë)
Kur Zoja Mrì e Sh’Jozefi mrrîjten te shpella e Betlemit, aty mrêndë ishte aq terr,
sa u bite me u vra shpesh, kah nuk shifshin se kû me vû kâmen. Nji brumull i shkretë,
emnit llojë, qi gjallnote në nji birë mureve të shkretnueme t’asajë shpellë, pat dhimë
per kta shtegtarë, e fshâni. Duel shpejt e shpejt jashtë e pau nji rreze hanet,
qi endej prej nji vendit në tjetrin, si gjâ e bjerrne; e kapi me nji herë, e vuni
mbi shpinë… njashtû si mujt… e e barti me shum mûnd, me njet qi t’u bâte pak dritë
atyne udhtarve. - Zoti t’a shperbleftë, moj mikëneshë - tha Zoja. -Po njëmênd,
Zoti t’a shperbleftë – persriti Sh’Jozefi. E, tuj vû n’oroe at brumull të vogel: -Në
ket vênd – vijoj Shêjti – shtâsët diftuekan mâ dashtnì se nierzët. Gomari uli kryet
e kau shkrepi njanen kâmë per tokë, si të dojshin me thânë: shpejt do të jau bâjmë
dishmì edhe na vetë. Kuer leu Krishti, rrezja e hânës, qi pat bárt mrêndë lloja
e shkretë, kje mâ e para dritë qi ndriti at djep të vorfen. Kerthîni, masi pat
puthë nanen e vet e u knaq me Sh’Jozefin, tuj u sjellë me shikjue shpellen per rreth,
i vojtne sýt e vogjel n’at brumull, qi prej nderimit, shkote gjithnji tuj hî e tuj
u bá mâ i vogel e i tha: -Llojë, mikneshë e dashtne, sa e mirë kênke… Due me t’a
shperblye ket sherbim qi na bâne… Çka dishron? Llojës nuk i bâhej me folë. -A
don nji pàr krahë mndashit, stolisë me njyre të bukura e gjithfarësh, si ato të flutres,
per me mujtë e me fluturue gjithkahë? -Jo, Zot iem, jo! -Don qi t’a praroj shtatin
me ar kû të jèt mâ i ndritshmi? -Jo, Zot i em, jo! - Jo, Zot i em, jo! -A
don qi të bâj si bleten qi bashkon mjaltin, qi âsht i amel i amel, si bleten, po tham,
së cillës edhe i rrín në sherbim të gjitha lulet ? - Jo, Zot i em, jo! - A don
me u bâ si krymi i mndashit, per të cillin do të késh ndî pûnë të mdha? - Jo, Zot
i em, jo! - Po ti, moj llojë, çka don pra? Fol, më thuej pa droje. Dikû veç don
me më lypë ndonji sênd të rrallë, fort të rrallë. - Qe çka un dishroj, o Zot i
em – foli brumulli në të lutun – qi të mund gjêjë per gjith mbrame ka nji rreze hâne,
si atë qi shkova me kerkue sande, e të mundem kshtû me u vjeftë edhe shtegëtarëve
tjerë, qi të vînë kndejpari. Pse, ti e din, o Zot i mirë qi din gjithçka, se hâna
mshehet shpesh herë nâten e ka nji herë, per sa do qi të kerkoje kushi, nuk ndeshet
në kurrnji rreze të sajen… - A shef sa mirë - pergjegji Foshnja e hyjnueshme –
të thaçë se do të nap çka të më lypish e jam tuj t’a dhânë pernjimênd. Sot e mas sodit
nuk ke me pasë mâ nevojë me dalë e me e kerkue at rreze hane, por ke me e pasë gjithmonë
me vedi. E mandej, në kujtim të vepres së mirë qi deshte me krye, si edhe në kujtim
të lemit t’em, due qi sot e mas sodi mos të thrrasë kush mâ llojë por xhixhillojë. -
Falemi nderës, o Zot e Krijues i em! Ç’at herë e at herë, sidomos nder net të bukura
të Mâjit, shifen gjith ato xhixhilloja qi ndrisin mî blerime të tokës e më të kthielltë
të qiellve. Njatyne qi u napin skamnorëve të Zotit dromcen e bukës, qi i ushqen,
goten e ujit, qi u largon eden, petkun qi i mlon, msimin qi i ndritë, kshillin qi
i vên në rrugë të marë, Krishti ka me jau shperblye të gjitheve tuj u dhânë atyne,
si xhixhillojës dikuer, njat rreze lumnijet t’amshueshme me të cillen ka me i kunorue
e qi thirret Parrîz. __ 1 Marrë nga revista ‘Zâni i Shna Ndout”,
Vjeti X, Shkoder, Shtypshkroja Françeskane, 1922, fq. 199-200