2011-12-26 18:48:38

Atentati në Nigeri: deklaratë e zëdhënësit të Vatikanit


Atentati në kishën e Shën Terezës në Abuzha, pikërisht me rastin e kremtimeve të ditës së Krishtlindjes, fatkeqësisht, është shfaqja – edhe një herë – e mizorisë së urrejtjes së verbër e absurde, që nuk ka asnjë respekt për jetën njerëzore e përpiqet të zgjojë e të ushqejë edhe më tepër urrejtje e konfuzion. I qëndrojmë pranë Kishës në vuajtje e krejt popullit nigerian, kaq të sprovuar nga dhuna terroriste edhe në këto ditë, që duhet të jenë ditë gëzimi e paqeje. Ndërsa lutemi për viktimat, urojmë që kjo dhunë pa kuptim të mos e dobësojë vullnetin për bashkëjetesën paqësore dhe dialogun në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.