2011-12-23 20:30:23

Aleksandër Manzoni: Krishtlindje!


Qe se na leu nji foshnje,
Nji djalë né na â’ dergue;
Veç ka’ i veton qerpiku,
Anmiqt bân me felgrue:
Ai nierit i a nep doren
Me u mkambë, edhe kunoren
Mâ t’shndritshme prap i a kthen.

Flejë, o Kerthi i hyjnueshem:
Permbí krye t’and mos rashin
Thellimat e trishtueshem
Msue n’tokë, kû shuen e mbara,
Si kual me t’ngá perpara,
Kúr lufta e rrebtë kerset.

Flejë, o Qielluer, sot popujt
S’ po dijn se kush ka lé:
Por koha i herë do t’vije
Qi trashigim i ké;
Pse mbi njatë grazhd të shkrehun,
Pse brenda pluhnit mshehun
Kanë per t’a njohtë një Mbret!
Aleksandër Manzoni – në shqip, Atë Gjergj Fishta.







All the contents on this site are copyrighted ©.