2011-12-22 12:20:26

‘Meshari i dom Buzukut’ në Shqipëri në nëntor 2012 për Jubileun e 100 vjetorit të Pavarësisë


Eprorët e Bibliotekës Apostolike të Selisë së Shenjtë kanë vendosur ta dërgojnë veprën origjinale të ‘Mesharit të dom Gjon Buzukut’ në Shqipëri në nëntori të vitit 2012 në kuadrin e kremtimit të Jubileut të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Njoftimin e jep Ambasadori i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Shkëlqesia e tij zoti Rrok Logu, në mikrofonin e programit shqip të Radio Vatikanit.
Përgjegjësit e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, ku ruhet kopja e vetme e veprës më të lashtë të gjuhës shqipe, që dihet deri më sot, pra ‘Meshari i dom Gjon Buzukut’, menjëherë pas vendimit pozitiv marrë gjatë mbledhjes që patën para dy ditësh, duke ju përgjigjur kërkesës së ministrit të kulturës të Shqipërisë, zotit Aldo Bumçi, e njoftuan ambasadorin Logu për këtë lajm të mirë, e ne, e ftuam përfaqësuesin diplomatik të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë në studio të Radio Vatikanit pikërisht për të njoftuar dëgjuesit tanë e shqiptarët kudo që janë për këtë dhuratë të Krishtlindjes që Biblioteka apostolike i bënë Shqipërisë e të gjithë dashamirëve të kulturës shqiptare.
Kujtojmë se ‘Meshari i Buzukut’ do të ekspozohet pranë Bibliotekës Kombëtare të Tiranës në pjesën e parë të nëntorit 2012. Po ta dëgjojmë bisedën e Ambasadorit Rrok Logu në mikrofonin e dom David Gjugjës.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.