2011-12-20 13:52:40

Kardinali Koh për ekumenizmin: muret ndërmjet Kishave shemben me anë të lutjes


Gjatë ditëve të kaluara, kryetari i Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit ndërmjet të Krishterëve, kardinali Kurt Koh, mbajti në Romë një konferencë mbi zhvillimet e fundit në fushën e ekumenizmit. Ja ç’na tha, kur e pyetëm se cilat janë sfidat e rrugës drejt bashkimit:
Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, ka pasur shumë ndryshime. Shumë Kisha i kthehen reflektimit mbi identitetin personal fetar e kjo mund të jetë një avantazh i madh, pasi për dialogun e sinqertë është e nevojshme vetëdija për identitetin e secilit. Një sfidë tjetër është fakti se kemi koncepte të ndryshme mbi “bashkimin” e kjo e bën punën më të vështirë. Së treti, duhet vënë në dukje se po shtohen lëvizjet pentekostale, që përfaqësojnë një realitet të ri në të gjithë botën, i dyti pas Kishës Katolike. Duhet të flasim gati për një “pentekostalizim” të ekumenizmit… Ndryshimi i katërt ka të bëjë me faktin se ekzistojnë çështje etike, që krijojnë kundërshti ndërmjet vetë Kishave të krishtera. Sot, jemi përpara sfidës së zhvillimit të një antropologjie ekumenike, të një doktrine të re mbi njeriun.







All the contents on this site are copyrighted ©.