E Lumja Nënë Terezë na fton t’i lutemi Jezusit Foshnje Hyjnore
O Jezus, Foshnje Hyjnore, teri lotët e fëmijëve! Nxiti njerëzit t’i ulin armët
e të rroken në një përqafim universal paqeje! Ftoi popujt, o Krisht i mëshirshëm,
t’i shembin muret që ngre mjerimi, papunësia, padija, indiferenca, diskriminimi
e intoleranca. Ti, o Foshnje Hyjnore e Betlehemit, na shpëton, duke na çliruar
nga mëkati. Je ti Shëlbuesi i vetëm, i vërtetë, të cilin njerëzimi shpesh herë
me lot e mundim e kërkon! O Zoti i paqes, dhuroja njerëzimit paqen e vërtetë! Eja
e jeto në zemrën e çdo njeriu të çdo familjeje. Ti vetë ji paqja jonë e gëzimi
ynë! Amen!