Gjashtë vetë janë vra nga forcat e sigurisë siriane. Tre civilë kanë humbur jetën
në Al Kurieh, në afërsi të qytetit të naftës Deir Ezzor, në lindje të Sirisë ku trupat
qeveritare kanë shtie me armë zjarri, duke plagosur edhe dhjetëra tjerë. Në provincën
jugore të Deraa është vra një i ri në një fshat në perëndim të qytetit Deraa, ndërsa
dy civilë tjerë janë vra në Herak. Situata vazhdon të jetë tejet e rëndë. Vëzhguesit
e parë arabë në Siri pritet të mbërrijnë në Damask brenda 72 orëve të ardhshme, sipas
njoftimit të dhënë nga sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil al Arabi, siç
njoftojnë mediat arabe.