2011-12-19 16:31:52

Kosovë: Merkel, jo strukturave paralele serbe


Kancelarja gjermane Angela Merikel gjatë vizitës së saj në Kosovë i këshillon serbët të trajtojnë me autoritetet e Kosovës e pohoi se është kundër strukturave, atyre serbe, paralele në Kosovë. Merkel i kërkoi qeverisë së Prishtinës të japë kontributin e saj për të normalizimin e raporteve me Serbinë. Kancelarja gjermane rikujtoi se në kontaktet direkte Berlin - Beograd, palës serbe i është bërë tashmë e qartë se “duhet të gjejë mundësitë për të pasur bashkëpunim me Kosovën në fushën e tregtisë së lirë, në aspektin kufitar dhe në zhbërjen e strukturave të saja paralele në vend”.
"Ne bisedat tona direkte me Serbinë kemi bërë të qartë se çfarë duam ne. Pra, ka nevojë për gjetje të mundësive për tregti të lirë, bashkëpunim në aspektin kufitar e që në Kosovë të mos ketë struktura paralele. Ky qe argumenti i bisedës që kemi pasur sot, pra çfarë duhet të bëjë Kosova për të arritur sukses në këtë drejtim", theksoi Angela Merkel duke shtuar se i takon edhe palës kosovare të kërkojë modalitete për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin ndërmjet të dyja vendeve.
Merkel pas takimit që pat sot me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, takoi edhe komandantin e Kforit, gjeneralin gjerman Erhard Drews, kreun e Elexit Xavier Bout de Marnhac dhe të dërguarin e BE-së në Kosovës Fernando Gentilini. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u kërkoi liderëve të Kosovës e të Serbisë të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy territoreve fqinje.







All the contents on this site are copyrighted ©.