2011-12-16 19:01:26

Mesazh i Papës për Napolin në përfundim të jubileut lokal: përballojini problemet me forcën e fesë


“Mund të ecni me entuziazëm të ripërtërirë e të përballoni me forcën e fesë, të shpresës e të dashurisë, problemet e shumta e të ndërlikuara, që takohen në jetën e përditshme”: kështu thotë Benedikti XVI në videomesazhin, që i drejtoi sot kryedioqezës së Napolit në Itali, me rastin e mbylljes së Jubileut lokal, shpallur nga kardinali Kreshencio Sepe.
Viti jubilar ishte për Kishën në Napoli, kohë e zhytjes në misterin e Zotit, prandaj ishte një vit hiri. Ai mund të krahasohet me Pagëzimin – vazhdon Papa – sepse në një farë kuptimi hapi qiellin sipër jush dhe bëri të zbresë forca e Shpirtit të Shenjtë.
“Po – thekson Benedikti XVI – qielli është i hapur sipër jush! Pas këtij Jubileu, përtërijeni shpresën, lëreni veten të udhëhiqeni nga forca e Shpirtit Shenjt e bashkëpunoni me hov të ri në misionin e Kishës, secili duke nxjerrë fryte nga dhuratat e marra, duke i vënë në shërbim të të tjerëve e të krejt bashkësisë, pa personalizma e rivalitete, por me frymën e përvujtërisë së sinqertë e të vëllazërisë plot gëzim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.