2011-12-16 17:52:32

Me 16 dhjetor kalendari kujton shën Davidin, mbret e profet.


Eshtë Mbreti që sundoi Izraelin në shekullin X para Krishtit, heroi hebre që mundi viganin Golia, duke i rikthyer të vetëve besimin e humbur në lirinë.
Jetoi me moton: “Kush beson në të Tejetlartin, jeton i sigurtë e s’mund ta trembë askush” Ishte plot zell për madhërimin e Perendisë: edukoi popullin me virtytin e frikës së Zotit. I dha shkëlqim të ri kultit hyjnor e, si ngriti një strehë madhështore në maje të malit Sion, vendosi atje Arkën e Besëlidhjes me Hyjin.
Jeta e tij nuk ishte krejt e pamëkat, por pasi mëkatnoi, u pendua thellë, vajtoi për mëkatet e veta, bëri pendesë e e pranoi me gjithë zemër dënimin që i vinte nga Zoti.
Poet i madh, këndoi ndër Psalme, dhimbjen, pendimin, shpresën, fenë. I pajisur me hir profetik, i paralajmëroi botës mundimet e ngjalljen e Krishtit, njëmijë vjet para se të vëretetoheshin historikisht.Figura e Davidit, mbret e profet, është jashtzakonisht e pranishme ndër arte: mjafton të kujtojmë kryeveprën e Mikelanxhelos, që përjetësoi në mermer çastin kur bariu hebre përgatitet të përballojë me një gur të zakonshëm, viganin Golia.







All the contents on this site are copyrighted ©.