2011-12-15 18:33:14

Më 15 dhjetor kremtojmë shën Paolën


Shën Paola lindi në Bresha të Italisë së sotme, në vitin 1813, nga një familje fisnikësh. I ati, Klementi i Rozës, bënte pjesë në një grup laikësh katolikë, jashtëzakonisht të impenjuar në fushën politiko-shoqërore dhe kishtare. Jeta e tij përshkohet nga sprova të vështira. Gruaja i vdes në moshën 39 vjeçare e prej nëntë fëmijëve, dy mbarojnë në vitin e parë të jetës; një vajzë kur mbushi pesë vjeç dhe pesë fëmijë të tjerë vdesin brenda gjashtë viteve, ndërmjet 1833-shit dhe 1839-ës. E vetmja që mbetet gjallë pas vdekjes së të atit, megjithëse për pak kohë, është Paola, e cila do të shuhet në moshën 42 vjeçare, në vitin 1855. Në vitin 1836, Bresha goditet nga epidemia e kolerës, sëmundje e tmerrshme vdekjeprurëse, që atëherë nuk njihej, prandaj nuk mund të kurohej. Epidemia zgjati rreth gjashtë muaj e prej saj, sëmuren mëse trimijë breshanë, nga të cilët vdesin 1.600. Shumë largohen nga qyteti. Por pikërisht gjatë kësaj epidemie, del në pah shenjtëria e motër Paola Maria e Kryqëzuar e Rozës, e cila më vonë themeloi Engjëlloret e Bamirësisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.