2011-12-13 16:59:31

Hirësia e Tij, Janullatos boton librin “Si ringrita Kishën shqiptare”.


“Në Shqipëri, Kryqi dhe Ringjallja", ky është titulli i librit më të ri të publikuar pak ditë më parë në Greqi, me autor Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Hirësinë e Tij Anastasi. Ky libër mësohet të jetë një përmbledhje e intervistave të gjithë këtyre viteve në media të ndryshme, që prekin jo vetëm tema thjesht fetare, por edhe tema shoqërore, në Shqipëri, në rajon e më të gjerë. Botimi i këtij libri, është pasqyruar në mediat e vendit fqinj, të cilat shprehen se teksti i tij dëshmon për atë, që ndodhi gjatë njëzet viteve 1991-2010 në Shqipëri. Kryesisht për riorganizmin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

PËRMBAJTJA
Subjekti kryesor i librit është përpjekja titanike për rindërtimin nga e para të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në të cilën Kryepeshkopi është protagonist dhe arkitekt, jo thjesht vëzhgues. "Rezultati ka rëndësi të madhe dhe hedh dritë në këtë koleksion të artikujve dhe intervistave për një periudhë historike që nuk është e shkurtër, është një periudhë prej njëzet vjetësh. Libri niset thjesht nga ngjarjet kishtare. Për vlefshmërinë e fakteve padyshim garantues është vetë autori, i cili ka njohuri të thella në historinë kishtare, sepse njeri i kalibrit të lartë intelektual. Prandaj libri është i dobishëm për lexuesit e me interes të përgjithshëm, përtej Kishës, edhe në politikë, në problemet e konfliktit me sfond fetar, në zbutjen e fanatizmit, zhvillimin social, dinamikën e shoqërive fetare, bashkëjetesën paqësore" - shkruan deropoli.com në lidhje me librin e Kryepeshkopit Janullatos.

TEMAT
Kryepeshkopi Janullatos është munduar që në 437 faqet e librit "Në Shqipëri, Kryqi dhe Ringjallja", të përfshijë një sërë temash aktuale përsa i përket fesë, por dhe temave të tjera të ndjeshme për njerëzit e thjeshtë. Temat më kryesore janë: Krishterimi dhe fetë e tjera; Islami. Fanatizmi fetar, kultura e përplasjes, terrorizmit modernizmit, dialogu ndërmjet të krishterëve, bashkëpunimi ndërfetar, orthodhoksia në mijëvjeçarin e tretë, kisha dhe kombi, kisha dhe rinia, ksenofobia dhe racizmi, Ballkani, globalizimi, paqja e varfëria në botën moderne si dhe kriza ekonomike. Në faqet e këtij libri Kryepeshkopi Anastas, jep njohuri të thella, fryt i studimeve afat-gjata dhe përvojës ndërkombëtare. Tregon ngjarje bashkëkohore socio-politike me thellësi mendimi dhe gjerësi analize.

Marrë nga “Gazeta shqiptare”,
Dërguar më: 12/12/2011 - 15:34 nga Thimi Samarxhiu








All the contents on this site are copyrighted ©.