2011-12-12 17:37:00

Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsyan, bisedon me Papën.


Sot Papa Benedikti XVI priti në audiencë shkëlqesinë e tij, zotin Serzh Sargsyan, President i Republikës së Armenisë. Më pas Presidenti, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm, Eduard Nalbadian, bisedoi edhe me sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së tij, kardinalin Tarçizio Bertone, që shoqërohej nga zëvendës-sekretari i Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Ettore Balestrero.
Gjatë bisedimeve të përzemërta - njofton një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit - e pasi u shpreh kënaqësia e thellë për marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Armenisë, u shkëmbyen opinione për rolin e Kishës Armene Apostolike dhe të Kishës Katolike në shoqëri, si dhe për kontributin e të dyja palëve, për të mirën e përbashkët. U nënvizua, në mënyrë të veçantë, rëndësia e trashëgimisë së krishterë në vend dhe impenjimi për të edukuar breznitë e reja me vlerat themelore.







All the contents on this site are copyrighted ©.