2011-12-10 17:27:37

U zhvillua në Norvegji, ceremonia e dhënies së Çmimeve Nobel


U zhvillua në Norvegji, ceremonia e dhënies së Çmimeve Nobel në fusha të ndryshme. Më i rëndësishmi, Çmimi Nobel për Paqen, me një ceremoni të zhvilluar në Oslo, iu dha presidentes së Liberisë, Elen Xhonson Sërlif, pacifistes liberiane Lejman Gboui dhe aktivistit jemenit Tuakol Karman, “për impenjimin pa dhunë në favor të sigurisë së grave e të të drejtave të grave për të marrë pjesë plotësisht në arritjen e paqes”.
Ndërkaq, në Stokholm, u dhanë çmimet e tjera Nobel. Për mjekësinë, amerikanit Brus Betler dhe luksemburgezit Zhyl A. Hofman, “për zbulimin e mekanizmit të aktivizimit të imunitetit të lindur”. Gjithashtu, i njëjti çmim iu dha kanadezit Ralf Shtajnman, i cili vdiq më 30 shtator 2011, “për zbulimin e qelizave dendritike dhe të rolit të tyre në imunitetin e fituar”. Çmimi Nobel për kiminë iu dha izraelitit Dan Shehtman, “për zbulimin e gati-kristaleve”; për fizikën, amerikanëve Saul Përlmuter, Brajën Shmidt (që tani banon në Australi) dhe Adam Rijs, të cilët kanë “zbuluar përshpejtimin e zgjerimit të universit, përmes vëzhgimit të yjeve supernova”. Çmimi Nobel për letërsinë iu dha poetit suedez Tomas Transtrëmer, i cili “përmes figurave të fuqishme ofron një përqasje të re me realitetin”; për ekonominë, Çmimi iu dha amerikanëve Tomas Sarxhent dhe Kristofer E. Sims, “për studimet mbi shkaqet dhe pasojat në makroekonomi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.