2011-12-10 17:27:03

Për ministrin algjerian të fesë, të krishterët janë të lirë të ndërtojnë kisha


“Të krishterët janë të lirë të mbledhin fonde e të ndërtojnë kisha”: kështu deklaroi ditët e kaluara, ministri i Punëve Fetare të Algjerisë, Buabdallah Gylamallah, duke iu përgjigjur zërave, sipas të cilave vendet e kultit për të krishterët nuk janë të mjaftueshme. Në intervista të ndryshme, edhe kryeipeshkvi i kryeqytetit, imzot Galeb Musa Abdallah Bader ka vënë në dukje vështirësitë e krijuar nga Ligji për Kultet, i cili dënon me burgim ata që akuzohen për prozelitizëm dhe e kufizon praktikimin e fesë vetëm brenda kishave. Ky problem është i mprehtë sidomos për protestantët, që nuk kanë vende kulti, por edhe për katolikët, kur duan të organizojnë, për shembull, një procesion fetar. Pakica e krishterë numëron pak më shumë se 10 mijë vetë në një popullsi prej 35 milion banorësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.