2011-12-10 17:24:55

Në Pakistan, liderët e krishterë dhe myslimanë në rrugë drejt paqes


Krerët fetarë të krishterë e myslimanë në Pakistan përpiqen të punojnë së bashku për harmoninë ndërmjet feve. Në një takim të përbashkët në Faisalabad, javën e kaluar, ata nënvizuan nevojën e “bashkimit” dhe të “pajtimit”, për të krijuar një “kulturë të paqes” në vend. Ftuan gjithashtu qeverinë pakistaneze të marrë masa kundër fraksioneve ekstremiste dhe terroriste, që i nxisin njerëzit drejt konfliktit, urrejtjes, frikës e terrorit. Takimi u zhvillua me inciativën e dioqezës së Faisalabadit, në fund të muajit të shenjtë mysliman Muharram-ul-Haram, që e pati kulmin më 6 dhjetor, me festën e Hashures. Kujtojmë se kjo festë u kremtua edhe nga bektashinjtë në Shqipëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.