2011-12-10 17:24:01

Meshë e Benediktit XVI në solemnitetin e Zojës së Guadalupes


Kremtimi i festës së Virgjërës së Guadalupes dhe pavarësia e vendeve latinoamerikane: këto janë arsyet, për të cilat Papa Benedikti XVI do të kryesojë një Meshë solemne, të hënën, 12 dhjetor, në orën 17.30, në Shën Pjetër. Mesha është organizuar nga Komisioni Papnor për Amerikën Latine, me pjesëmarrjen e kardinajve dhe ipeshkvijve të vendeve të ndryshme të zonës, si edhe të personaliteteve politike e diplomatëve nga Spanja, Portugalia, SHBA-të dhe Kanadaja. Para Meshës, disa të rinj latinoamerikanë do të përshkojnë Bazilikën e Vatikanit me flamujt e tyre kombëtarë e do të nderojnë figuren e Zojës së Guadalupes në elter.







All the contents on this site are copyrighted ©.