2011-12-10 17:25:21

Kisha në Malajzi bashkohet me pakicat e tjera, kundër ligjit anti-manifestim


Pakicat fetare në Malajzi janë shprehur kundër projektligjit, që kufizon të drejtën për t’u mbledhur e për të manifestuar. Ky ligj, miratuar më 27 nëntor në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Kuala Lumpurit e në pritje të kalimit në Dhomën e Lartë, i jep policisë më tepër pushtet për kontrolle parandaluese, përcakton vendet ku njerëzit nuk mund të mblidhen në masë, ku përfshihen edhe vendet e kultit, vendos kushte për zgjatjen dhe mënyrën e sjelljes së pjesëmarrësve në këto takime. Gjithashtu, autoritetet mund të mos japin lejen për manifestime, edhe për arsye ndjeshmërie kulturore, ose fetare. Me një deklaratë të përbashkët, përveç të krishterëve, kanë protestuar budistët, hinduistët, sikhët dhe ndjekësit e taoizmit. Në Malajzi, rreth dy të tretat e popullsisë janë myslimanë sunitë, rreth 19% budistë, 9% janë të krishterë e 6%, hinduistë.







All the contents on this site are copyrighted ©.