2011-12-09 18:32:32

Marrëveshje ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Mozambikut


Dje, në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme e të Bashkëpunimit, në Maputo, u nënshkrua Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Mozambikut. Marrëveshja, e para e llojit, nënshkruar nga një vend i Afrikës Australe, njofton një komunikatë, fuqizon lidhjet ekzistuese të miqësisë dhe të bashkëpunimit ndërmjet dy palëve. Nis me një Hyrje, për të vijuar me 23 nene, që kanë të bëjnë me fusha të ndryshme të jetës. Ndërmjet tyre, ai i statusit juridik të Kishës katolike në Mozambik, njohja e titujve të studimit, e martesës kanonike si dhe i regjimit fiskal.
Për Selinë e Shenjtë, marrëveshjen e nënshkroi imzot Antonio Arkari, nunc apostolik në Mozambik; për Republikën e Mozambikut, doktor Oldemiro Julio Markuez Balo, ministër i Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit.









All the contents on this site are copyrighted ©.