Atë Gjergj Fishta ‘Të nxanunt e pafaj të së Lumes Virgjines Mrí’.
“Mnín kam per t’qitun ndermjet Grues e teje
E ndermjet bîmës, qi Asajë ka per
t’i lé, E ti nen thêmer t’Sajë, i ndrydhun kreje,
Pluhun do t’bréjsh e dhé.” 2
Njeshtû atje n’Eden t’blertë, n’atë ças të mnershem
Kúr s’parit mkati flligji
rruzullimin, I Bukri i qiellve i foli gjarpnit t’hershem
Ka’ i lshoi të
randë mallkimin. 3 E rruzullimi per dyzet qindvjeta E priti atë Grue të folne
prej t’Amshuemit, Prej s’cilles n’shekull do t’pertrihej jeta, Do t’ngjallej
shpresa e t’shuemit. 4 E qe, se n’kohë të vûme n’shêj prej qiellit, Po del Âjo,
qi e priten motet t’tâna, E bardhë si drita, veshë me rreze diellit, E bukur
mâ se hâna. 5 Hyjzit mâ t’bukurt per rreth krés i shndrisin, E hâna i rrin per
shkamb nen kambë t’pushtueshme. Prej trollit t’lartë t’nji rregji ka Âjo fisin, N’popull
t’vet e madhnueshme. 6 E sheh mâ i madhi i jetës nalt prej Empirit, E sheh kah
vjen si fjolla e tymit t’kemit, Edhe per Âmë Âj i a shenjton të Birit, Shelbuesit
t’tânë polemit. 7 Mâ t’lehtit Êj, mâ t’epert Kerubima, Fron e Dominacjon edhe
Pushteten, E Serafîjt e ndezun si vetima Pervûjtë Asa’ i pershndeten. 8 Per
Rregjineshë edhe e nderon natyra Âtë, qi âsht drita e rrezes s’amëshueme, E
Mendes s’Eper, qi âsht edhe pasqyra
Mâ e kjartë e mâ e kullueme.
9 E
Gjarpni i motshem, qyshë n’fill t’herës krenár Ka’ e sheh edhe t’pervûjtë n’gjith
atë lumní, Prej resës përmblidhet n’férr kulár-kular,
E fishkullon n’ajri. 10
E tu’ u plandosë i mnershem n’zjarm t’pasosun Helm kundra Sajë sterklatë me gjuhë
të çame N’per t’cillen Even pat dikúr perdhosun Tu’ i sjellë mâ t’randet dame. 11
Por kot; pse i Lumi e ruen si kopshtë t’vallue, E ruen sí lil nder ferra të morrizit, Si
gurrë të gjallë, qi shkon tue gurgullue
Neper vrrîje t’Parrizit. 12 Perse
Âjo âsht rrâja, mbetun njomë gjith-hera, Prej s’cillës dikúr do t’bîje lulja Jese; Perse
e njerzimit vetem â’ Âjo ndera: Âsht hýll e limâ shprese. 13 O Zojë, o Virgjen,
o Shêjtneshë e lume! Ti jé ajo Grue, qi i hershmi e priti moti E me t’cillen
Mendja e naltë e amshueme
Vepren krijuese e ploti. 14 Ti streha jé e ngushllimi
i t’bijve t’robit, Perse prej teje Hylli i bardhë na doli, Të cillin Hy’i dikur
prej derës s’Jakobit
Popullit t’zgjedhun i a foli. 15 Ti jé, po, Âjo, qi
porsi ushtri kreshnike
Fuqít e ferrit per nen kambë i shkele, Qi t’rrejshmet
msime permbí tokë i fike, E anmiqt e Fés i ngele.
16 Kah don fajtori mnís
me i hikë t’frigueshme, T’elterit t’and kerkon ai t’bardhat troje, Pse Ti e
njerzimit Nâna jé e ngushllueshme E n’Tý gjên ndimë e proje. 17 Ke ti i mjeruemi
vjen, po, per m’u ankue
Pse, se âsht xânë jeta, kurr Ti lott e t’mjerit,
Qi
sheklli e bân me kjá, s’i ké poshtune
Si t’bijt e robit t’njerit. 18 Deh
! prá, Ti, o Rregjinesha e rruzullimit, Âta t’út sý të mshírshem prej nesh sielli E
nierit t’ngratë, qi kján n’ketë fushë mjerimit
Mâ t’bardha dit Ti kthielli. 19
Per Urdhen Shêjt t’Sh.Françeskut lute Zotin E rritja nderen, emnin edhe rueja, Pse
ky per tý dikur pat rritun Skotin Kreshnik nder lufta t’ueja. 20Shtrîje edhe
doren mbi kto malet t’ona, E neper rrezet t’amëshuem t’Ungjillit, Na prîj atje,
kû na me u gjetun dona
Nder t’blertat vrríje t’qi’ellit. Atë Gjergj Fishta
‘Të nxanunt e pafaj të së Lumes Virgjines Mrí’.