2011-12-07 13:28:31

Papa në Youtube në frëngjisht


Që prej ditës së sotme, 7 dhjetor, Radio Vatikani dhe Qendra Televizive e Vatikanit hapin në Youtube edhe kanalin në frëngjisht, me lajme nga veprimtaria e Papës dhe e Selisë së Shenjtë. Plotësohet kështu oferta informative vatikanase, e cila ekziston prej kohësh edhe në italisht, anglisht, gjermanisht dhe spanjisht.
Është Televizioni katolik francez KTO, ai që do të sigurojë përkthimin në gjuhën frënge të reportazheve në video për veprimtaritë kryesore të Papës Benedikti XVI, që vendosen përditë në Youtube. Kisha Katolike tregon kështu, edhe një herë, impenjimin e saj në përdorimin e teknologjive të reja, të cilat i japin mundësi t’i çojë gjithnjë e më afër besimtarëve, zërin dhe mësimet e Papës.







All the contents on this site are copyrighted ©.