2011-12-06 20:10:28

Papa ndez pemën e Krishtlindjes më të madhe në botë në Gubbio


Duke prekur një ekran nga apartamenti i tij, nesër pasdite, më 7 dhjetor, Papa Benedikti XVI do ta ndezë dritat e pemës së Krishtlindjes, më të madhe në botë, në Gubbio.
Përmes udhës telematike Papa do të ndezi një kuadër elektriku, që ndriçon bredhin e madh të ndertuar e pikturuar duke u nisur nga muret mesjetare të qytetit italian Gubbio, për t’u ngritur deri në majën e malit Ingino e për të arritur te bazilika e pajtorit qiellor të qytetit, shën Ubaldos, ndërtuar në maje të kodrës.
Përmes video lidhjes ndërmjet Pallatit Apostolik në Vatikan dhe seminarit dioqezan Beniamono Ubaldi në via Periugia në Gubbio – për çka kujdeset Qendra Televizive e Vatikanit – ngjarja do të ndiqet nga banorët e qytetit vendor e do të transmetohet edhe nga Rai Uno, brenda programit “La vita in diretta”.
Për të tridhjetenjëtin vit me radhë Gubbio respekton këtë takim të 7 dhjetorit – natën e festës së solemnitetit të Zojës së Bekuar të Papërlyer, bashkëfajtores së qytetit të rajonit të Umbrias, me shën Ubaldon – për këtë “krijim” ndriçues, që nga viti 1981 duke i bërë festat e Krishtlindjes e të Vitit të Ri posaçërisht magjepse e të lezetshme në sheshin e vjetër mesjetar.
Nisma e bredhit të ndriçuar, simbol universal i paqes dhe vëllazërimit ndërmjet popujve, është nisur nga një grup vullnetarësh, të cilët më vonë themeluan një komitet me emrin “Pema më e madhe e Krishtlindjes në botë”. E vërtet shtati i gjelbër i bredhit, kurorëzuar nga ylli, ka një lartësi prej 750 metrash e një gjerësi prej 450; është vizatuar me 300 drita e ndryshores në brendësi prej 400 dritave tjera me përmasa të mëdha. Telat e elektrikut të përdorur kanë një gjatësi prej 8 km e gjysmë, ndërsa konsumon 35 kilovat rrymë elektrike.
Fillimi i ndezjes së kësaj peme të Krishtlindjes është parashikuar për në ora 17.30, i parapri nga këngët e korit Camtores beati Ubaldi, kapela muzikore e katedrales së Gubbio, në drejtimin e mjeshtrit Enzo Menichetti. Vijon shfaqja e një grupi tjetër i këtij qyteti, e pastaj do të flasë presidenti i komitetit, Pavillio Ramacci, e autoritetet kryesore lokale si kryetari i bashkisë, ipeshkvi i Gubbio, që do të presin ardhjen e pamjeve të Papës Benediktit XVI në ekran me një përshëndetje. Në video-lidhje nga Vatikani me Gubbion, Benedikti XVI do të mbajë fjalimin e rastit, që parashikohet rreth orës 18.30. Pas ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes, vijon ndriçimet tjera rreth bazilikës së shën Ubaldit.







All the contents on this site are copyrighted ©.