2011-12-05 17:15:51

Zgjedhjet në Slloveni: fiton e majta lirberale e Jankoviçit


Parashikimet e zgjedhjeve në Slloveni u përmbysën nga rezultatet. Zoran Jankoviç, lider i partisë së re të së majtës liberale “Sllovenia pozitive” e kryetar i bashkisë së Ljubljanës fiton 28,5% të votave. Partia konservatore e Janez Jansës merr 26,2%, ndërsa socialdemokratëve të ish-kryeministrit Borut Pahor u shkojnë 10,5% të votave. Jankoviç, afarist, njeriu më i pasur i vendit, nuk e ka gjithsesi, shumicën absolute për të formuar një qeveri të qëndrueshme e për të bërë reformat strukturale, që i kërkon tregu ndërkombëtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.