2011-12-05 17:17:05

Toka e Shenjtë: projekti ‘Gurët e kujtesës”.


Do të paraqiten nesër, në Saha Square, lagje e krishterë e Jeruzalemit të lashtë, në Viset Shenjte, punimet e ndjekura nga Rojtaria e Tokës Shenjte për të vënë në jetë projektin “Jeruzalemi, gurët e kujtesës”, organizuar në bashkëpunim me UNESCO-n. Projekti ka për qëllim të mbrojë e trashëgiminë kulturore të qytetit të vjetër të Jeruzalemit, duke përballuar emergjencën e ndërtimit të banesave, ndjekur nga Zyra Teknike e Rojtarisë, falë ndihmës bujare të dhuruesve privatë e publikë. Fondet e vëna në dispozicion nga Organizata për Edukimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) u përdorën, në radhë të parë, për të restauruar fasadat e kompleksit “Al Saha”, duke i dhënë punë shumë punëtorëve. Ndërhyrja, realizuar në kuadrin e Planit të veprimit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit të vjetër të Jeruzalemit, hartuar nga UNESCO më 2003, si dhe ndihmesa e Zyrës Italiane për bashkëpunim, krijoi mundësitë e restaurimit të Sheshit publik e, në vijim, të edukimit të banorëve për kursimin e ujit.
Më pas u përmirësuan impiantet hidraulike më të vjetra e më të dëmtuara të qytetit të vjetër të Jeruzelemit, duke kufizuar humbjet e ujit e me të, edhe dëmtimin e apartamenteve të kateve të poshtme.
“Jeruzalemi, gurët e kujtesës”- quhet kjo nismë, përmes së cilës bëhen përpjekje për të ruajtur çdo gur, sepse këtu çdo gur flet, tregon një histori, e cila nisi që kur u krijua njeriu i parë e arriti kulmin, kur një Zot lindi në një Shpellë, mbi kashtë, pikërisht në këto vise, të dashura për mbarë njerëzimin!







All the contents on this site are copyrighted ©.