2011-12-05 17:15:30

Takimi Merkel-Sarkozi: të ndryshohen traktatet evropiane


U zhvillua sot në Paris, takimi i shumëpritur ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Nikolas Sarkozi. Jemi të vendour të miratojmë ndryshimet në traktate, në mbledhjen e ardhshme të Bashkimit Evropian, të enjten e të premten, deklaroi Merkel pas takimit. Kemi nevojë t’i vemë kufi borxhit publik, vazhdoi kancelarja. Ai duhet të verifikohet nga Gjykata evropiane e Drejtësisë, e cila do të kontrollojë nëse janë respektuar rregullat e arta për barazimin e bilancit. Merkel theksoi se këto ndryshime do të diskutohen me 27 vendet e Bashkimit Evropian, por nëse nuk arrihet konsenusi, mund të kalohet edhe në një marrëveshje vetëm me 17 vendet e zonës euro. Kancelarja gjermane përsëriti edhe një herë qëndrimin e saj kundër emetimit të eurobondëve nga Banka Qendrore Evropiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.