2011-12-05 17:15:14

Në Egjipt votohet për Dhomën e Ulët të Parlamentit


Në Egjipt që sot në orën 8.00, në 27 provinca egjiptiane, u zhvillua ballotazhi për zgjedhjet në Dhomën e Ulët të Parlamentit. “Vëllezërit myslimanë”, që e deklarojnë veten të moderuar, dhe selafitët, islamikë radikalë, mbizotërojnë me 60% të votave, fituar në turnin e parë.
Në Egjipt në turnin e parë të zgjedhjeve selafitët korrin sukses më 24 % të votave. Mbi 60% së bashku me Vëllezërit myslimanë. Partia liri e drejtësi e Vëllezërve myslimanë ka fituar 36,62% (3,5 milion vota), selafitët dhe Nour (drita) kanë fituar 24% (2,3 milion vota), al-Wasat (islamikët e moderuar) 4,27% (416 mijë vota). Liberalëve të Bllokut egjiptian i shkojnë një milion e 300 vota: janë partia e tretë me 13,35%.
Ky rezultat sikur thamë i referohet vetëm 9 guvernatorëve nga 27 që janë gjithsejtë, duke përfshirë Kajron dhe Aleksandrinë. Nga rezultatet shihet qartë orientimi i Vendit drejt islamizimit e është vështirë që në turnet e ardhshme elektorale të ketë ndonjë ndryshim nga ky drejtim. Martona elektorale për zgjedhjen e Dhomës së Ultë do të përfundojë më 10 janar. Vetëm atëherë komisioni i lartë i zgjedhjeve do të japë numrin e saktë të vendeve që ka çdo parti. Sipas analistëve, është qartë që Vëllezërit myslimanë të Plj nuk do të hyjnë në aleancë me talibanët e Nour për të udhëhequr Egjiptin.
Udhëheqësi i lartë i reformave të Egjiptit dhe fituesi i Çmimit Nobel, Muhamed El-Baradei, tha se të rinjtë liberalë, pas kryengritjes, që qoi në largimin e Hosni Mubarakut në shkurt, kanë qenë të "asgjësuar" nga islamikët deri më tani. Ai, gjithashtu, shprehu shqetësim për rritjen e vijës së ashpër të elementëve fetarë për të mbrojtur idetë ekstremiste.








All the contents on this site are copyrighted ©.