2011-12-05 18:25:29

Kosovë: marrëveshja për kufirin e papranueshme për serbët e veriut.


Serbët e veriut të Kosovës kanë reaguar negativisht e me pesimizëm ndaj marrëveshjes për kufirin që është arritur në Bruksel nga Beogradi e Prishtina. Një marrëveshje e tillë, parashikon administrimin e përbashkët të kufirit në veri me policë e doganierë serbë, kosovarë dhe të misionit evropian Eulex, është pranuar nga presidenti Boris Tadiq, i cili i ka ftuar serbët e Kosovës të bëjnë të njëjtën gjë dhe të heqin barrikadat.
Presidenti serb Boris Tadiq konfirmoi arritjen e një marrëveshjeje për kufirin mes Kosovës e Serbisë. "Ka një zgjidhje për të cilën ne kemi rënë dakord për kufijtë", tha Tadiq në Berlin.
Presidenti serb i cilësoi bisedimet si "pozitive". "Kemi arritur ç'është e mundur për momentin", tha Tadiq në një konferencë ndërkombëtare të zhvilluar nga Partia Socialdemokrate gjermane. Por ai theksoi se "kanë mbetur edhe shumë gjëra që duhet biseduar".
Tadiq kërkoi nga serbët e veriut të Kosovës që të largojnë të gjitha barrikadat, lëvizje kjo e cila mund të ndihmojë Serbinë në afrimin e mëtejshëm me BE në. Bildunterschrift: Großansicht des Pas marrëveshjes për kufirin presidenti serb, tha se është e rëndësishme që marrëveshjet të implementohen, duke shtuar se "kjo është "plotësisht e mundur".
Serbia dhe Kosova duket se ranë dakord për menaxhimin e përbashkët të kufirit të premten vonë, pas tri ditësh bisedime në raundin e tetë të negociatave të ndërmjetësuara nga BE që nga marsi. Me këto deklarata Tadiq, shkruan agjencia e lajmeve dpa, hodhi poshtë deklaratat e kryenegociatorit serb, Borisllav Stefanoviq, i cili të premten ishte shprehur se "marrëveshja është shumë pranë, por nuk e kemi ende në dorë".







All the contents on this site are copyrighted ©.