2011-12-02 18:10:06

Papa i akordon Dom Antonio Sharrës, titullin”Prelat nderi i Atit të Shenjtë”.


Meshtari i njohur italian, dom Antoniu Sharra, kremtoi këto ditë 50-vjetorin meshtarisë. Përvjetor domethënës, plot veprimtari të zellshme në shërbim të popullit të Zotit, në famullinë e tij italiane, në Avecano, një herë, në Blinisht, pastaj. Në këtë ditë fatlume, me kërkesën e dioqezës së Sapës, Benedikti XVI i dha priftit misionar, titullin "Prelat nderi i Atit të Shenjtë”. Gëzim i madh në famullinë e Blinishtit, në dioqezin e Sapës por edhe në mbarë Kishën katolike në Shqipëri, e cila ka aq shumë nevojë për meshtarë të përkushtuar, që e predikojnë Krishtin me vepra, si dom Antonio, i cili kujtohet me shumë epitete por, sidomos, me epitetin “Prifti i këmbanës së paqes” gatuar me metalin e fishekëve të luftës vëllavrasëse të 1997-tës në dioqezën e tij shqiptare, në Blinisht. E tingulli simbolik i kësaj Këmbane, bekuar nga Papa, u dëgjua nëpër shumë udhë të botës: shërbim i Violeta Marashit: RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.