2011-11-30 14:36:45

Thirrje e Papës kundër dënimit me vdekje.


Gjatë audiencës së përgjithshme, Papa përshëndeti delegacionet e vendeve të ndryshme, pjesëmarrëse në një takim me temë: “Nuk ka drejtësi, pa jetë”, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit. Benedikti XVI uroi që takimi të nxisë nisma të reja politike e ligjore në të gjitha vendet e botës, për t’i dhënë fund dënimit me vdekje. I ftoi, më pas, pjesëmarrësit në takim, t’i thellojnë përpjekjet, deri tani të suksesshme, që drejtësia penale të përshtatet si me dinjitetin njerëzor të të burgosurve, ashtu edhe me ruajtjen e rendit publik.







All the contents on this site are copyrighted ©.