2011-11-29 16:19:32

Në Kosovë, nata kaloi pa probleme, por tensioni me serbët mbetet i lartë


Nata në kufirin verior të Kosovës kaloi pa probleme, por tensioni në fshatin e Jagnjenicës mbetet i lartë. Jo më larg se dje, ndeshjet ndërmjet serbëve dhe forcave të KFOR-it shkaktuan 25 të palgosur ndër ushtarët ndërkombëtarë, prej të cilëve dy, rëndë. Serbët, nga ana e tyre, patën 65 të plagosur, ndër të cilët tre, rëndë. Serbët kanë ngritur një barrikadë të re, pak më larg nga ajo, që shkatërroi dje KFOR-i, duke e mbajtur kështu gjendjen të nderë, me rrezikun e shpërthimit nga një çast në tjetrën. E nuk vlejnë as thirrjet e autoriteteve më të larta të Beogradit për qetësi, të cilat bien në vesh të shurdhër, pasi si serbët lokalë ashtu edhe ata të Beogradit nuk duan që kontrolli doganor nga ana e policisë kosovare ta bëjë kufirin, ashtu siç është në të vërtetë, vijë ndarëse ndërmjet dy vendeve.
Incidenti kufitar ndodhi vetëm pak orë para mbledhjes së re ndërmjet Beogradit e Prishtinës, parashikuar për nesër në Bruksel, ku do të flitet pikërisht për dy pikat kufitare të Jarinjës dhe të Brnjakut, që kanë shkaktuar probleme në veri të Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.