LIRIKA E P.GJERGJ FISHTES; BOTIM ANASTATIK: Pervjetori i të ngrehunit të flamurit
të pamvarsís në vend qi me kenë ditë gëzimit per Poetin âsht ditë vajit e ankimit.
Dasít e anmiqsít në mes të vehtjevet të jetës politike shqyptare e të krahinavet të
ndryshme, të shitunt e shum Shqyptarve propagandës së huej e deri luftat vëllaznore
janë historija e atij vjeti. Nji notë karakteristike malinkonije prandej e rrëmben
Zanen e Fishtës, e cilla ankon, mjerohet, brigon, nzitë e shpreson, per me mujtë me
trandë e me prekë zêmren e Shqyptarvet, tue i drejtue kah atdhedashunija e vertetë. Kanga
kje botue së pari në “H. i Dr.” Dhetuer 1913 në rasë të kryevjetorit të të ngrehunit
të flamurit. 1 Oj Zanë, t’këndojm... t’vajtojm, deshta me thânun; Pse
sod ditë kanget s’âsht per mue e tye. Po ç’gzim kjo ditë nè mundet me na dhânun, Kúr,
qe, mbas njì motmoti q’i u pelqye Europës Shqyptarin zot n’shpi t’vet me e lânun E
kúj, posë Hyut, m’ketë jetë mos me i sherbye, Shqyptari i dám prap me vedvedi gjindet
E
shk’ âsht mâ zí, prej vedit edhè s’bindet ?... 2 E kù kjo punë kisht’
ndodhë posë se n’Shqypní, Qi ‘i popull, s’parit dalun prej robnimit, Per nji
motmot të rrijë ai n’anarkí E t’bâhet prralla e gazi i rruzullimit, Ke i zoti
s’âsht ai sod m’u vû m’hullí, Edhè me u thânë anmiqve e t’tânë njerzimit: “Un
ktú sundoj ! M’ketë shkamb mue m’vûni Zoti, E kndej nuk luej, pa u shuemun stina
e moti” ?! 3 Ah ! t’mjerët na, t’mjerët ! E sod, me ‘i pecë të kuqe
E
me ‘i orrl duem qi Shqyptarija e mjera
T’dalë vedit n’dritë, si vedit çilë
n’bubuqe Nji drandofille e njomë, kúr kthen prendvera... Jo, jo, Shqyptarë!
Por bânje flamrin duqe
E zhytnje n’Drî t’mos t’ a zhvillojë kurr era. Flamrin
kombtár nuk ka shka bân nder né, Po kje se dashtuní nuk kem’ p’r Atdhè! 4 E,
drue dashtní p’r Atdhè nuk ka Shqyptari; Me gjasë, s’çán kryet Shqyptari per kómb
t’vet, As per njatë gjuhë të ambel qi i la i Pari, As pse Shqypnija n’vedi u
bâ sod shtet; Pse e shoh se veç atje, kû xhixhllon ari
Pa frymë e tue dihatun
vrap ai nget: Si Krishtin shiti juda Iskarjotë, Drue Atdheu nder né po shitet
p’r ‘i zallotë... 5 A thue mos fola keq ?... Po lypi t’falun; Perse
ktû vetë me fye nuk due kurrkendin. E pse âsht mirë fjalen n’zemer t’frŷt m’e ndalun, Por
njai, qi të liruem me e pasë s’do vendin, A prej se s’mundet vetë m’shkamb t’naltë
me dalun, A prej se tjervet s’don m’u a lshuemun rendin
A thue ai s’âsht
Judë ? Po, kambë e krye Iskariota!, E prà, ksi nipash ka ‘dhè shum Kastriota... 6 E
po p’r ata, qi, zyre e nderë harrue, Qi, marre e turp kaherë flakrue mbas shpinet, M’visàr
t’Atdheut me t’huejë shkojn tue tregtue
(Kush ndŷt mbas Frankut rrêjtë, kush
mbas Sterlinet Kush pse Dinari teper i âsht lakmue), E Atdhén prej s’huejësh
me e qitun duen bashtinet, Thue edhè per ta ndokuj do t’i hijë çudia, Kúr thom,
se nuk janë tjeter, veç se Juda?... 7 Po, Juda janë, e gjinde janë
tradhtare, Porsi njata, qi n’mend prej s’huejësh mahitun, Varzat e djelmt, -
e para uzdajë shqyptare – Me ndiesí t’hueja n’shkollë i çojn me i rritun, Tue
lànë mbas doret t’amblen gjuhe amtare, Pa t’cillen kombi s’mundet n’dritë me u
qitun; E me çakrrija t’mbetna shkret mbas tregut, E lânë me u rrêjtë nipnín
e Skanderbegut. 8 O Skanderbeg Kastrijota! O rrfé mizore!
Serbjani
i mnishem, po, ke votra pshtetun, Nipavet t’vet u flet m’lahutë zâtore, Sá forcë
e anmikut pît nen shpatë t’ka mbetun: Por nipat t’ú n’Shqypni sod nder msojtore, (Kû
gjuha shqype hin si fmij i gjetun…) As êmni, ndoshta, nuk e dijn si t’quhet; Pse
tjerë fatosa atŷ me zânë u duhet. 9 Veç po; njat’êmen t’and t’bekuem,
t’madhnueshem, Si t’huejë, si nipa t’ú, dijm me t’a quejtun, Kúr ndonji lâsh
dobijet fort t’ngatrrueshem
Me tê duem me zhgatrrue, e kúr me vuejtun Duem
ndonji kundershtim, qi n’vend t’naltueshem
S’na lên m’u kapë mbas dshirit t’onë
të pruejtun: Nen êmen t’and, po, t’gjith atë herë na strukmi, Kúr atdhetarë
n’sŷ t’kombit duem qi t’dukmi. 10 Ah! Jo; kangë gzimit sod, moj Zanë,
nuk due!
Sod un due qi kah fjalët e mija t’dalin, Si rrkajë Vulkanit t’shkojn
tue gurgullue: T’ shkojn tue therun, si thika qi thér djalin
E vetem ambel
m’prehen t’nanës pushue: T’bumbullojn, po, si rrfeja, qi trandë malin;
Pse
teper keq Shqypnija e ngratë ka ngelun, Teper pa nderë pse nâmi i saj âsht shkelun. 11 Oh
váj! Oh kob! Oh marre e turp per né! Sot sheklli mbarë prír synin prej Shqyptarvet, Me
pá si perkujdesmi per Atdhé; E si u dishmojm me punë na kundershtarvet
Se
jemi t’zott me u lidhë me besë e fé Edhè vetë me sundue vendin e t’Parvet: E
na, harû e si polipa deti, Veç hapim syt me shkye ndo ‘i send per veti!... 12 Shqyptarë!
Shqyptarë! Ndigjoni, pashi Zotin!
Pa jú kurr s’mundet n’dritë me dalë Shqypnija:
A
thue, prá, n’terr po e lini m’e shkue motin. Tash qi u dergoi t’bardhë fatin Perendija
Flamur
me ngrehun n’vedi ? e Gjergj Kastrjotin
E t’Parët, a thue, kshtû do t’korisë
nipnija, Ke shoq me shoq enè s’kem’rá na n’fije? Ke vêmë fitimin para çdo Shqypnije? 13 Ah!
Jo, Shqyptarë, jo; mos e lshoni doret
Shqypnin e mjerë, - ketë Atme t’uej t’bekueme
E
cilla sod, pervûjtë si vashë kunoret, S’parit po hîn nder fise t’qytetnueme. A
thue pse teper t’ngushta i ka terthoret M’e lânë me dnesë prap nen kambë t’huej
t’poshtnueme?
Mâ e vogel se Rusija pat kenë Sparta, Por nami i saj âsht
shkrue me shkrola t’arta. 14 Ah! Ktû, Shqyptarë, po, ktû; e m’vorr
t’Kastrijotit Per rreth Flamurit t’onë t’gjith t’bâhmi ‘i vllà, Edhè t’apim
shoshojt besen e Zotit Se per Atdhé na kem’ m’u orvatë pa dá, Tue shkrî per
te të gjitha ditt e motit: Se para t’ gjith në vorr na kem’ me u kjá, Se e lâmë
Shqypnín me e shkelë prap themra e huej. Posë Zotit n’qiellë, s’do t’i sherbejm
mâ kuej. ____ 1. Q’ i u pelqye - Europës... Me 28 Nanduer 1912 Smajl Qemali,
Luigj Gurakuqi, Isá Boletini e tjerë, nëpër urdhen t’Austrís ngrehën flamurin e Shqypnís
në Vlonë edhe lajmuen Fuqít e Mëdhaja per shpalljen e pamvarsís. Gjashtë Fuqít e Mëdhaja,
të mbledhuna në Kongres të Londonit në Nanduer të vjetit 1912 mbas luftës balkanike,
të shtŷme prej Austrí-Hungarís e Italís, njohtën pamvarsín e Shqypnís, - prej vedit
edhe s’bindet: nuk çuditet aspak per gjendje të mjerë, në të cillen gjindet. 2. i
rruzullimit: i mbarë botës. - Ke: tue kenë se, mbasiqi. – m’u vù m’hullì: m’u vû per
rrugë drejt të perparimit, - pa u shuemun: pa u sosun, shkimun.
3. me
‘i pecë t’kuqe - E me ‘ì orrì: Me ketë shprehje Poeti, tue dashun me mundshtue
të gjith njata qi atdhedashunín e vên vetem në simbol të Kombit e s’bajn kurrgjâ per
tê pershkruen si në nji mënyrë të perbuzuni flamurin kombtár: shqypen dý krenash në
lamë të kuqe. Orrl: shih VI, shen. – bubuqe: bulë, ganxhe. – bânje
flamrin duqe:bânje tutel. 4. xhixhllon: vezllon, shkelqen. – Juda Iskarjotë. nji
nder dymbdhetë Apostujt e Krishtit, i quejtun kështu mbas emnit të vendlindjes Iskarjot.
Ky kje qi tradhtoi e shiti Mësuesin e vet kryetarvet të Sinagogës per tridhetë sikla
argjanit. – zallotë: monedhë turke me vlerë 30 pare. 5. n’zèmer të frŷt:
në hov t’idhnimit ( Cfr. Zêmers s’frŷt me i lanun dalë, Lah, Mal, k. XII, v.
98).
6. zyre: detyrë. – flakrue mbas shpinet: qitun mbas shpine, lânë
mbas dore. – M’ visar t’atdheut... lakmue: shkojn tue bâ treg me të huejë
mbi tokë e pasuní t’atdheut, tue u a shitë atyne, prej të cillve janë të paguem mâ
mirë, prandej dikush âsht i thyem prej propagandës franceze (Frankut), ndokush prej
Anglís (Sterlinet), do tjerë prej Serbís (Dinarit). – ndŷt: në nji mënyre të
poshtme. –E Atdhén prej s’huejësh me e qitun duen bashtitnet: duen me u a shitë
Atdheun krejt të huejvet. Me qitë ndokend bashtinet don me thânë me qitë kend pa plang
pa shpí. 7. Baras si ata qi u shiten të huejvet per pare, Poeti quen trathtarë
edhe të gjith njata, qi kishin çue fëmijët nder shkolla të hueja, tue perbuzë gjuhen
amtare, qi âsht faktori i parë i kombsís. – mahitun: mahnitun, trillue, marrë mendsh.
– çakrrija t’mbetna shkret mbas tregut: çikrrija, sende të vogla e të pa ndonji
vjeftje, të cillat kanë mbetë pa u shitë. 8. N’ apsotrofen e kësaj tubze Poeti
ankohet se deri Serbjani i mnishem këndon me lahutë të veten trimnít e Skanderbegut,
por të nipat e tij, të rritun nder shkolla të hueja, nuk i dijn ndoshta as êmnin.
Mbí Skanderbegun këndohen shume kangë epike popullore prej Slavëvet të Jugut. –
Ke votra: te votra. – zâtore: zâpermallshme. – Sá forcë e anmikut pít nen
shpatë t’ka mbetun: cfr. Kange I, str. 8 v. 3-4. - msojtore: shkolla. Neologizem,
qi dikúr kje perdorë, por qi sot âsht lânë mbas dore. – (Kû gjuha shqype hîn si fmij
i gjetun ...) : Nder shkolla , per të cillat Poeti don me folë, gjuha shqype nuk
ishte gjuhë mësimi, me gjithse të ndjekuna prej xansash shqyptarë, por mbahej si nji
gjuhe barbare e perbuzëshme. 9. lâsh: lamsh. – mbas dshirit t’onë të pruejtun:
të prûjtun, të prunjtun, t’ulët, të poshtem. 10. Në ketë tubzë Poeti, mbasi zbulon
varrët e jetës kombtare, i siellet prap Zanës e s’i lypë tjeter veç qi fjalet e tija
të jén si thika derptuese e të bumbullojn si rrfeja per t’i trandë Shqyptarët. – ngelun:
mbetun.
11. O vaj! O kob!...: Vên n’oroe shkallimin ( gradatio)! - Sot
sheklli mbarë prír synin prej Shqyptarvet: siellet per me i kundrue. Poeti asht
i shqetsuem fare, kah mendon se pamvarsís së Shqypnís i u kundershtuen shum Shtete,
të cillat me tëzi çë presin me i paraqitë të padêjë m’u vetësundue. – me besë e
fé: me besë të Zotit. ( Shih Kangë I. str. 12 shen.).
-polipa: peshq deti fort
të ngathët. 13. si vashë kunoret: si nuse e ré, qi shkon fat së parit. – terthoret:
kufijt. – Sparta: Qytet i vjeter i Greqís ne Peloponez, kryeqyteti i nji shteti
të vogel, por të fortë, e qi u mat per të gjat kohë me Atenë, e mbas luftës së Peloponezit
pat hegemonín mbi mbarë Greqín. Banorët e këtij shteti kjén të permendun per trimnì,
dishiplinë, vetëmohim e atdhedashuní.