2011-11-28 17:22:32

Aktualiteti i Festës së Pavarësisë: reflektim nga imzot Zef Gashi


Formula e Dita e shpalljes së pavarësisë, që përkujtohet çdo 28 Nëntor, na nxit të meditojmë për fatet historike të Kombit shqiptar, me të cilat lidhen në mënyrë të pazgjidhshme edhe fatet e çdo shqiptari e për vlerat që përmban e rrezaton Flamuri Shqiptar. Kujtimi që sot na çon sa në 28 Nëntorin e 1912-tës, na sjell në mendje e në zemër edhe rrugën e përshkuar gjatë 99 vjetëve nga ata shqiptarë, pa asnjë dallim e me përkushtim, bindje punuan e flijuar gjithçka, madje edhe jetën për Atë Ditë e për vlerat e patjetërsueshme që simbolin Flamuri Kuq e Zi. Një kontribut domethënës që çoi deri në shpalljen e pavarësisë së shqiptarëve nga pushtuesi otoman, dhanë edhe katolikët shqiptarë. Mbi domethënien e festës së Flamurit kombëtare e kontributin e katolikëve në mikrofonin e Radio Vatikanit flet imzot Zef Gashi.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.