2011-11-28 17:24:11

28 Nëntori festë e të gjithë shqiptarëve:Gëzuar!


Sot, 28 Nëntor 2011, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre e nëpër botë, kudo jetojnë e punojnë, kremtuan me emocionin e përvitshëm, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke kujtuar ngjarjen e 1912-tës në Vlorë, ku 99 vjet më parë u ngrit Flamuri Kombëtar i Kastriotëve, simbol i lirisë, i pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kom bit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës.
Nga dita e sotme, në qytetin e Vlorës nis programi i madh i jubileut të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë
Prandaj - dëgjuesve të Radio Vatikanit e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, redaksia e Programit Shqip i uron: “Gëzuar! Për shumë vjet Festën e Flamurit!”







All the contents on this site are copyrighted ©.