2011-11-26 15:38:11

Koncert në Vatikan, për nder të Papës


Në Sallën Pali VI në Vatikan, Orkestra Sinfonike e Principatës së Asturies dha një koncert në praninë e Papës Benedikti XVI. U ekzektuan pjesë nga Manuel de Falla, Isaac Albéniz, Richard Strauss dhe Nicolaj Rimsikj-Korsakov. Koncerti u bë nën patronazhin e Fondacionit Maria Cristina Masaveu Peterson, i cili ka për qëllim promovimin, përhapjen, ruajtjen dhe restaurimin e Trashëgimisë Historike Spanjolle në fushën e muzikës e të artit në përgjithësi. Gjithashtu, Fondacioni, i themeluar në vitin 2006, kujdeset edhe për formimin profesional të të rinjve dhe merret me punë kërkimore-shkencore në fushën e prodhimit e të përdorimit të çimentos.







All the contents on this site are copyrighted ©.